Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës pas marrjes së detyrës si President i Shqipërisë.
 
Vuçiç në mesazhin e dërguar shpreh bindjen se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet.
 
Me rastin e inaugurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, Ju dërgoj urimet më të përzemërta me dëshirat më të sinqerta për ushtrimin e suksesshëm të kësaj detyre të lartë.
 
Jam i bindur se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet të bashkëpunimit tonë, në interesin më të mirë reciprok të qytetarëve tanë
” shkruan Vuçiç.
 
Pas vizitave të Ramës në Beograd dhe Vuçiç në Tiranë filloi një erë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa aktualisht dy vendet janë në një betejë të fortë diplomatike për ekstradimin e ‘Ballistit’.
 
Ismail Morina është ndaluar në Kroaci pas fletë-arrestit të Serbisë, por Tirana po lobon fuqishëm në rrugë diplomatike për të penguar ekstradimin e tij, ndërsa Vuçiç pak ditë më parë u shpreh se nuk negociojmë për ekstradimin e autorit të dronit në ndeshjen e para tre viteve në Beograd. 


dy.b/shqiptarja.com