Presidenti serb uron Metën: Në të 
ardhmen marrëdhënie më të mira

Presidenti serb uron Metën: Në të <br />ardhmen marrëdhënie më të mira
Presidenti i Republikës së Serbisë, Tomislav Nikolic, ka uruar Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
 
Me anë të një telegrami, Nikolic, shpreh besimin se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.
 
Letra e plotë:
"Shkëlqesia Juaj,
Me rastin e zgjedhjes suaj si President i Republikës së Shqipërisë, po ju shpreh urimet e mia më të mira për sukses në kryerjen e detyrave tuaja me përgjegjshmëri.
Unë shpresoj se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.
Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore për paqen, zhvillimin e vendeve tona, dhe të rajonit ku jetojmë.
 
Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë.
Tomislav Nikolic, President i Republikës së Serbisë"


Ndërsa edhe Ruzica Pavlovic Djindjic, drejtorja e Fondacionit “Zoran Djindjic”, gruaja e ish-kryeministrit të vrarë serb Zoran Djindjic, ka uruar Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë.
 
Përmes një telegrami, Ruzica Pavlovic Djindjic përgëzon Ilir Metën dhe i uron suksese në këtë detyrë të lartë.
  
Letra e plotë:
"I dashur z. President
 
Në emër të Fondacionit “Zoran Djindjic” dhe në emrin tim personal, dëshiroj t'ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Ju uroj sa më shumë sukses në kryerjen e detyrës së lartë që ju është dhënë.
 
Unë jam e bindur se përpjekjet tuaja, që kanë pasur dhe kanë gjithmonë për qëllim forcimin dhe mbështetjen e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve tona, do të rezultojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit, që do të njihet gjerësisht midis popujve tanë.
  
Me respekt,Ruzica Pavlovic Djindjic
 Drejtore e Fondacionit “Zoran Djindjic”
 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë