Presidenti i Serbisë: Nëse nuk hiqet taksa, nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi

Serbia kërkon nga Kosova heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka ashpërsuar tonet lidhur me Kosovën mbi taksën e vendosur prej saj ndaj mallarave serbe. Vuçiç ka thënë se nëse taksa nuk hiqet, jo vetëm që nuk do ketë marrëveshje mes dy vendeve, por situata do të përkeqësohet.

Ai u shpreh se nëse Prishtina nuk heq taksën 100% ndaj mallrave serbe, situata mes dy vendeve do të përkeqësohet.

Në një prononcim për gazetarët serbë, Vuçiç tha se nëse Kosova nuk do tërhiqet nga vendimi  për taksën nuk mund mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi.

Sipas Vuçiç pa u shfuqizuar vendimi për taksën ndaj produkteve serbe nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve në Bruksel.

 “Për ne është e rëndësishme të ruajmë paqen. Këto nuk janë momente të lehta për ne, por të do të përpiqemi”, deklaroi Vuçiç.

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, nga ana e saj Prishtina zyrtare ka përsëritur disa herë se taksa nuk do të hiqet për aq kohë sa Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë