Presidenti Topi dekreton
privatizimin e Albpetrol

Presidenti Topi dekreton<br />privatizimin e Albpetrol
Pasditen e sotme Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar ligjin për privatizimin e kompanisë Albpetrol, sh.a. Patos.

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 490, datë 15.12.2011 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “Albpetrol, sh.a. Patos”.

Në datë 15 dhjetor Kuvendi i Shqipërisë pas shumë debatesh miratoi me 72 vota pro dhe 62 kundër p/ligjin "Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit së Albpetrol.

Ndërsa në 13 dhjetor Komisioni i Ligjeve miratoi në parim formulën e privatizimit të kompanisë shtetërore Albpetrol, por opozita votoi kundër.

Projektligj “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “Albpetrol sh.a. Patos” morri 12 vota pro dhe 11 kundër. Opozita votoi kundër, pasi e quan këtë si akt korruptiv, duke qenë se "Albpetrol" është e vetmja pasuri shtetërore në fushën e naftës.

Kundërshtime kanë ardhur edhe nga Kuvendi Civil, i cili ka denoncuar mënyrën se si qeveria shet pasuritë kombëtare jashtë çdo norme ligjore.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nesër Maratona 'Enkelana' në Pogradec, Dashamir Çali për Report TV: 500 atletë nga 38 vende të botës, kërkojmë ndjesë për shoferët e mjeteve

Nesër Maratona 'Enkelana' në Pogradec, Dashamir Çali për Report TV: 500 atletë nga 38 vende të botës, kërkojmë ndjesë për shoferët e mjeteve