Gjatë vizitës që kreu në Shëngjin, Presidentit të Republikës Bamir Topi iu dorëzua titulli “Mirënjohja e Qytetit”me motivacionin “Për kontributin e veçantë në promovimin e kulturës, traditës dhe potencialeve turistike të Komunës Shëngjin, për rolin e tij moderator dhe angazhimet e vazhdueshme në forcimin e dialogut, demokracisë dhe institucioneve kushtetuese në Shqipëri".
“Është një kënaqësi e veçantë që ndodhem këtu midis jush! Ndihem i nderuar për mikpritjen, por edhe i emocionuar për vlerësimin që më keni bërë, sidomos kur ky vlerësim vjen nga qytetarët, ndaj ju falënderoj!” - u shpreh Presidenti pas marrjes së titullit.
Në vazhdim të vizitës Kreu i shtetit preu shiritin përurues të godinës së re të Komunës Shëngjin. Gjithashtu u diskutua nevoja e investimeve dhe të projekteve për ruajtjen e vijës bregdetare, si dhe shndërrimin e plazhit të Shëngjinit në një hapësirë argëtuese dhe shlodhëse për turistët .
Bashkëbiseduesit vunë theksin në nevojën e investimeve dhe të projekteve për ruajtjen e vijës bregdetare dhe plazhit të Shëngjinit. Duke folur lidhur me rëndësinë jetike për portin e Shëngjinit si një pikë strategjike që ndihmon zhvillimin e kësaj zone, por edhe më gjerë, u vu në dukje dhe domethënia e këtij porti dhe për Kosovën, si një ndër pikat më të afërta për daljen në det. Në këtë kontekst, u nënvizua domosdoshmëria e bashkëpunimit të autoriteteve vendore dhe atyre qendrore për të gjetur rrugët dhe mundësitë financiare për të kontribuar në hartimin dhe realizimin e projekteve madhore që do i ndryshonin fizionominë këtij porti duke i dhënë shërbimeve portale standardet bashkëkohore.
/Shqiptarja.com