Presidenti Topi ngushëllon familjen Hana

Presidenti Topi ngushëllon familjen Hana
TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot paradite, shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, të prokurorit Xhevat Hana.
”Me hidhërim dhe dhimbje mësova për lajmin e ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të njeriut tuaj të dashur! Më lejoni që në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ju ngushëllimet e thella dhe të sinqerta”, shprehet kreu i shtetit.

Sipas tij, ndarja nga jeta e Xhevat Hanës përbën një humbje të madhe e të pazëvendësueshme për familjen, për kolegët, për vetë shtetin shqiptar, por edhe për të gjithë ata që kanë pasur fatin të bashkëpunojnë e ta njohin atë nga afër, duke i çmuar gjithmonë përkushtimin ndaj detyrës së vështirë të prokurorit, integritetin e profesionalizmin si dhe cilësitë e tij të spikatura qytetare e njerëzore.

”Në këto çaste të rënda, duke ndarë me ju dhimbjen e humbjes dhe duke ju gjendur pranë shpirtërisht, dëshiroj të vlerësoj edhe njëherë Xhevatin e ndjerë për punën dhe kontributin e tij të rrallë profesional në shërbim të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!” – theksohet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Topi.

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FMN arrin marrveshjen me Ukrainën, do ta ndihmojë me një kredi prej 12.6 miliardë dollarësh  

FMN arrin marrveshjen me Ukrainën, do ta ndihmojë me një kredi prej 12.6 miliardë dollarësh