Presidenti amerikan Donald Trump foli përsëri për zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi duke u shprehur se tashmë ai është i bindur se ka vdekur.
Në një bashkëbisedim me gazetarët presidenti amerikan u shpreh se: “Gazetari i zhdukur saudit Jamal Khashoggi duket se ka vdekur”,
Presidenti Trump theksoi se do të ketë pasoja “të rënda” për këdo që qëndron pas këtij krimi.
Pasojat e mundshme për Arabinë Saudite do të duhet të jenë shumë të rënda. Kjo është një gjë e keqe, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, do të pranoj se ai është i vdekur.
Donald Trump, president i SHBA-ve
Çështja e gazetarit Khashoggi ka pushtuar edicionet e lajmeve në të gjithë botën duke fajësuar regjimin saudit.
Ai fiksua nga kamerat e sigurisë për herë të fundit më 2 tetor duke hyrë në konsullatën e Emirateve të Bashkuara në Stamboll por nuk doli asnjëherë prej andej.
Rijadi e ka mohuar përfshirjen në zhdukjen e gazetarit një gjë të tillë. Mediat turke kanë raportuar se ekziston një material audio dhe video e momentit kur gazetari vritet por asnjëherë deri më sot ky material nuk është bërë publik.