Presidenti Trump konfirmon vrasjen e djalit të Osama bin Ladenit

Presidenti Trump konfirmon vrasjen e djalit të Osama bin Ladenit

Shtëpia e Bardhë thotë se Hamza bin Laden, djali i udhëheqësit të ndjerë të al-Kaidës që ishte bërë një figurë gjithnjë e më e shquar në organizatën terroriste, është vrarë në një operacion amerikan kundër terrorizmit në rajonin mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Presidenti Trump konfirmoi sot vrasjen e Hamza bin Ladenit por nuk dha hollësi të tjera, të tilla si, kur u vra ai apo si e konfirmuan Shtetet e Bashkuara vdekjen e tij.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se vdekja e Hamza bin Ladenit "jo vetëm që e privon al-Kaidën nga aftësi të rëndësishme drejtuese dhe lidhje simbolike me babanë e tij, por minon aktivitete të rëndësishme operative të grupit''.

Si udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden dhe të tjerë komplotuan sulmet e 11 shtatorit, 2001. Ai u vra nga forcat seal të marinës amerikane në një bastisje në një shtëpi në Abbottabad, të Pakistanit, në vitin 2011./voa/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja