Presidenti Trump sugjeron arrestimin e kongresmenit demokrat për "tradhëti"

Presidenti Trump sugjeron arrestimin e kongresmenit demokrat për

Presidenti amerikan Donald Trump përshkallëzoi sulmet ndaj kreut demokrat të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, Adam Schiff, duke sugjeruar se ai duhet të arrestohet për “tradhëti”.

“Ligjvënësi Adam Schiff, në mënyrë të paligjshme sajoi një deklaratë të rreme & të tmerrshme, me pretendimin se e kisha bërë unë, e paraqiti si pjesën më të rëndësishme të telefonatës sime me presidentin ukrainas dhe e lexoi para Kongresit dhe popullit amerikan. Nuk kishte asnjë lidhje me çka thashë unë në telefonatë. Arrestim për Tradhëti?” shkruajti Trump në Twitter.

Presidenti Trump ka bërë disa postime në Twitter, duke përsëritur mbrojtjen e një telefonate në muajin korrik me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

"E përsëris, Presidenti i Ukrainës tha se nuk ka pasur ASNJË PRESION NDAJ TIJ. Çështja është e mbyllur”, tha Trump në Twitter.

Ekipi ligjor i kryesuar nga Andrew Bakaj nxorri një deklaratë të dielën, ku thuhej se avokatët vazhdojnë të punojnë me demokratët dhe republikanët në Kongres për të finalizuar detajet logjistike të takimit të informatorit me ligjvënësit, por shtoi se nuk është caktuar ndonjë datë.

Grupi ligjor publikoi një letër që i kishte dërguar Zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar ku thuhej se shqetësimet e tyre për sigurinë personale të informatorit, janë shtuar javën e fundit dhe se “parashikojnë që situata të keqësohet”. 

Avokatët thanë gjithashtu se kishte njerëz që po ofronin shuma të konsiderueshme parash në këmbim të informacionit për identitetin e informatorit.

Në një letër tjetër për udhëheqësit demokratë dhe republikanë të komisioneve të zbulimit të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, avokatët e informatorit u bënë thirrje ligjvënësve “të ngrenë zërin në mbrojtje të informatorit dhe të rikonfirmojnë se ky është një sistem mbrojtjeje ku hakmarrja nuk lejohet, as drejtpërdrejt dhe as e nënkuptuar”.

Informatori ka thënë se Presidenti Trump, në një telefonatë të 25 korrikut, kërkoi ndihmë nga presidenti i ri i Ukrainës për të nxjerrë informacione inkriminuese për ish-nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij Hunter që do të dëmtonin perspektivat e zotit Biden për të fituar emërimin presidencial të partisë demokrate dhe për të sfiduar Donald Trump-in në vitin 2020.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë