Edhe pse kanë ngelur pak ditë nga votimi i Biden nga Kolegji Elektoral si presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump vazhdoi me përpjekjen e tij pa gjasa për sukses për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e 3 Nëntorit.
Ai është takuar në Shtëpinë e Bardhë me prokurorët e përgjithshëm të shteteve republikane të cilët mbështesin një padi të ngritur nga shteti i Teksasit në Gjykatën e Lartë, që po përpiqet të bëjë të pavlefshme miliona vota në shtetet ku ka fituar Biden.
Edhe pse ekspertët ligjorë janë skeptik për rezultatin, por Trump sërish insiston në manipulimin e tyre.
"Gjykata e Lartë ka një shans për të shpëtuar vendin tonë nga abuzimi më i madh i zgjedhjeve në historinë e Shteteve të Bashkuara".
Padia në Teksas, kërkon që të zhvlerësohen rezultatet në katër shtetet kryesore që i fitoi Biden – Xhorxhia, Pensilvania, Miçigani dhe Uiskonsin - me një total prej 62 votash elektorale.
Padia e prokurorit Paxton bazohet në një sërë pretendimesh për parregullsi në votim dhe numërim votash që tashmë janë refuzuar kryesisht në çështje gjyqësore të veçanta në gjykatat e shtetit dhe ato federale.
Nëse rezultatet aktuale qëndrojnë, zoti Biden do të zgjidhet me 306 vota elektorale përballë 232 votash të presidentit Trump. Të hënën anëtarë e kolegjit zgjedhorë të 50 shteteve votojnë në kryeqytetet përkatëse për presidentin e ri.
-
Mbreme kam harruar te postoj nje lajm:URGENT „News has reached me of some branches of the US military are moving to action stations as some Democrat states are threatening to leave the Union…“ peshentje
Përgjigju









Komente
Komento