Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky takon ish-yllin e Milanit, Andriy Schevchenko

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky takon ish-yllin e Milanit, Andriy Schevchenko

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me ish-yllin e Milanit, Andriy Schevchenko, duke postuar një foto të tyre së bashku në Twitter.

Futbollisti i njohur aktualisht jeton në Londër. 

“Andriy ka fituar besim në arenën ndërkombëtare dhe tani ka një mision të rëndësishëm, t'i tregojë botës për ngjarjet në Ukrainë dhe të përdorë autoritetin e tij për të rritur ndihmën," shkroi Zelensky nw Twiter.

"Unë kam përfaqësuar Ukrainën në arenën ndërkombëtare të futbollit për shumë vite, por sot, kur vendi im po vuan nga lufta, prioriteti im nuk është futbolli, por të ndihmoj. Do të bëj gjithçka që është e mundur për të rritur ndërgjegjësimin për nevojat e Ukrainës. dhe për të kontribuar në fitoren tonë”, tha Schevchenko.


Lajmi kryesor:

Rihapet ambasada e SHBA në Kiev! Komandantët ende brenda fabrikës së çelikut! Erdogan për Suedinë dhe Finlandën: Strehojnë terroristë! Zelensky kërkon zgjatjen e ligjit ushtarak


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?