BEOGRAD-Presidenti Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat ka deklaruar se Serbia me politikën e saj të gabuar e ka vulosur pavarësinë e Kosovës. Ai ka pranuar se Beogradi është vetë përgjegjës për Kosovën.
Jemi deri diku vet përgjegjës, duke pasur parasysh politikën e gabuar të Serbisë dhe disa lëvizje, me të cilat praktikisht kemi vënë vulën në zarfin e Pavarësisë së Kosovës.
Aleksandër Vuçiç
Mes Prishtinës dhe Beogradit vijon dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa për Serbinë kushti kryesor për t'u pranuar në BE është pikërisht njohja e pavarësisë së Kosovës.
Komento