Presidenti Vuçiç: Takimi i 2 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Washington mund të shtyhet

Presidenti Vuçiç: Takimi i 2 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Washington mund të shtyhet

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, nuk ka përjashtuar mundësinë që të shtyhet takimi i planifikuar më 2 shtator, mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i shtetit serb megjithatë ka deklaruar se kurdo dhe kudo që do të mbahet takimi nuk do të ketë asnjë mundësi që të nënshkruhet njohja e pavarësisë së Kosovës në çfarëdo rrethane qoftë.

Por gjithashtu ai ka lënë të kuptohet se në Washington mund të ketë supriza rreth temave që mund të diskutohen.

“…do të doja të trajtoheshin vetëm tema të ekonomisë por nuk i përjashtojë befasitë”, tha Vuçiç duke shtuar se për të vetmen gjë që garanton është që ai do të luftojë për interesin e Serbisë në takimet në Washington apo Bruksel.

Ndërkohë nga zyra e kryeministrit Avdullah Hoti në Prishtinë janë shprehur  se s’kanë informacione për shtyrjen e takimit të 2 shtatorit mes Prishtinës dhe Beogradit në Washingtonit.

Sipas Zërit të Amerikës, takimi mund të zhvillohet më 4 shtator dhe mikpritës do të jenë Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, dhe së bashku me ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidenti Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë - Serbi.

Zyra e O'Brien tha më herët se Shtetet e Bashkuara presin me padurim për këto diskutime të rëndësishme me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Avdullah Hoti dhe besojnë që përparimi ekonomik është thelbësor për çuarjen përpara të procesit të paqes.

2 shtatori është tentativa e dytë për mbajtjen e këtij takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë, mirëpo nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në fakt pas këtij lajmi ende nuk ka një sinjal nga organizatorët e takimit, që janë i dërguari i Presidentit Trumo, Richard Grenell apo edhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare Bob O’Brien.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja