
Shumë shtete janë solidarizuar gjatë luftës në Ukrainë dhe kanë dhëne ndihma të ndryshme për vendin që po përballet çdo ditë me agresionin e ashpër rus.
Mes të tjerësh edhe Kanadaja ka ofruar ndihmën e saj për Ukrainën dhe Presidenti Zelenskyy e ka falënderuar homologun e tij kanadez Justin Trudeau për këtë.
Në një postim në Twitter, ai tha se është mirënjohës për ndihmën ushtarake që Kanadaja i ka ofruar.
Ndër të tjera ai shkroi se Kanadaja dhe populli kanadez demonstrojnë se bota e lirë qëndron e fortë me Ukrainën, pasi kjo e fundit po mbron vendin e saj.
"Faleminderit, Kanada, për mbështetjen e vazhdueshme deri në fitoren tonë", përmbylli ai në deklaratën e tij.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Berlini dëbon dhjetëra diplomatë rusë, Moska i përgjigjet me të 'njëjtën monedhë'! Djali i zëdhënësit të Kremlinit, pjesë e 'Wanger'









