Presidentja braziliane: Kemi
humbur betejën me virusin Zika

Brazili po e humbet luftën me mushkonjën që përhap virusin Zika. Deklarata është bërë nga vetë Presidentja braziliane, Dilma Rousef. “Ne po e humbasim këtë luftë. Përsa kohë kjo mushkonjë vazhdon të riprodhohet, secili prej nesh po humbet betejën. Duhet të mobilizohemi të gjithë”, tha Presidentja e Brazilit, në një konferencë të posaçme për mediat.

“Zika nuk është më vetëm një çështje dhe shqetësim brazilian, por ka goditur edhe vende të tjera të Amerikës Latine. Ne nuk kemi eksperiencë me këtë gjë, nuk mund ta krahasojmë me asgjë që ka ndodhur në të shkuarën dhe studimet për këtë virus ende vijojnë”, tha Rousef.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)