Presidentja e Maltës në Tiranë:Ju
mbështesim teknikisht për integrimin

Presidentja e Maltës në Tiranë:Ju<br />mbështesim teknikisht për integrimin
TIRANE - Presidentja e Maltës Marie-Louise Coleiro Preca nisi këtë të mërkurë një vizitë zyrtare në Tiranë.Vizita shtetërore nisi në orën 10:00 me ceremoninë zyrtare të pritjes në Presidencë, dhe u pasua nga takimi kokë më kokë mes dy presidentëve dhe më pas bisedimet e dy delegacioneve.

Shqipëria ka marrë mbështetjen maksimale të Maltës për Integrimin në Bashkimin Europian. Presidentja e Malës Marie-Louise Coleiro Preca në konferencën e përbashkët tha se do t’i japim Shqipërisë edhe mbështetjen teknike.

"Fuqia e kaudrit ligjor dypalësh tregon përkushtimin mes dy vendeve tona për të fuqizuar marrëdhëniet. Takimet dypalëshe shënojnë vazhdën e bashkëpunimit të mirë mes Maltës dhe Shqipërisë. Memorandumi i bashkëpunimit është një provë tjetër e konsolidimit dhe demonstron vullnetin e Maltës për të ndihmuar Shqipërinë për integrimin në BE. Ne njohim arritjet e Shqipërisë.Presidenca e ardhmshme e Maltës në 2017, ne kemi folur për përkushtimin e zgjerimit. Në njohim dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Jam e sigurt që kjo mëbshtetje që do të vazhdojë, por Malta do ta zgjeroja eksperiencën e saj integruese me Shqipërinë. Jemi gati të ofrojmë mbështetje teknike."

Ndwrkohw qw Nishani tha se nënshkrimi i memorandumit tregon edhe më shumë përkushtimin për bashkëpunim mes dy vendeve.

"Dëshmi e qartë e këtij vullneti ishte sot nënshkrimi i memorandumit mes dy ministrive të jashtme të vendit tonë. Në mars të këtij viti kremtojnë vendosjen e marrëdhënieve dhe me këtë stok marrëdhënies ne patëm mundësinë sot që në frymën miqësore të shkëmbejmë pikëpamjet me karakter rajonal.Një vëmendje të veçantë iu kushtua intesifikimit të marrëdhënieve ekonomike. Përveç vullnetit politik edhe kuadri ligjor i mundëson qeverive të dy vendeve tona që të eksplorojnë burimet natyrore në funksion të rritjes ekonomike.E sigurova presidenten se bizneset malteze do të kenë të mirëpritura në Shqipëri. Si dy vende mesdhetare ndajmë shumë interesa dhe sfida të përbashkëta.Vlerësuam nevojën e koordinimit për të përballur kërcënimet nga terrorizmi, ekstremizmi, mungesa e sigurisë, emigracioni i paligjshëm dhe fluksi i emigrantëve nga vendet e konfliki"-tha Nishani

Ne delegacionin shqiptar ishte dhe ministri i ri i Financave Arben Ahmetaj dhe ministri i Jashtem Ditmir Bushati.

presidentja maltes tirane malta

presidentja maltes tirane malta

presidentja maltes tirane malta

presidentja maltes tirane malta

presidentja maltes tirane malta

presidentja maltes tirane malta

presidentja maltes tirane malta

presidentja maltes tirane malta

presidnetja maltes malta tirane

 Foto të tjera 

Në prani të kryetarëve të të dy shteteve u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe asaj të Maltës mbi “Përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në BE”. 

presidentja e maltes nishani malta

ahmetaj presidentja maltes delegacionet

ahmetaj presidentja maltes delegacionet

ahmetaj presidentja maltes delegacionet

ahmetaj presidentja maltes delegacionet

ahmetaj presidentja maltes delegacionet

Konferenca e përbashkët e shtypit

presidentja e maltes nishani malta

presidentja e maltes nishani malta

presidentja e maltes nishani malta

presidentja e maltes nishani malta

Fotot, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

Fjala e Presidentit Nishani ne konferencen e perbashkët me homologen malteze


Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat