Presidentja e sllovenisë e Begaj në Zvërnec! Musar: Shqipëria është zhvilluar, integrimi në BE brenda 2030

Presidentja e sllovenisë e Begaj në Zvërnec! Musar: Shqipëria është zhvilluar, integrimi në BE brenda 2030

Pas mesazheve që i dha Tiranës zyrtare duke vlerësuar reformat dhe punën e institucioneve të drejtësisë, Presidentja e Sllovenisë Natasa Pirc Musar u ndal edhe në Manastirin e Zvërnecit, si pjesë e turit në disa destinacione turistike.

Edhe gjatë kësaj vizite, presidentja sllovene përsëriti qëndrimin se brenda 2030 Shqipëria meriton të anëtarësohet në BE.

“E rëndësishme mbetet integrimi sa me shpejt i Shqipërisë, por edhe Ballkanit Perëndimor në BE. Unë e thashë edhe në parlament që edhe Shqipëria, brenda vitit 2030, por edhe vendet e Ballkanit të jenë pjese e unionit. Unë shoh një zhvillim shumë të mirë të Shqipërisë dhe vij këtu në një vend mik”, tha presidentja sllovene.

Në këtë tur, Natasa Pirc Musar u shoqërua nga Presidenti Bajram Begaj dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha.

Presidentja e Sllovenisë ndodhet në Shqipëri prej mbrëmjes së mërkurës në kuadër të një vizite zyrtare. Në konferencën për mediat që mbajti me Presidentin Begaj dhe fjalën në parlament një ditë më parë ajo vlerësoi përparimin dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë