Mbërrin në Tiranë Presidentja kroate, zbardhet axhenda e vizitës

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka mbërritur mesditën e sotme në Tiranë me ftesë të Presidentit Ilir Meta. Gjatë kësaj vizite zyrtare, presidentja Grabar-Kitarović do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Meta për të vijuar më pas me takimin dypalësh të dy delegacioneve respektive.

Pas takimit të dy Presidentët do të zhvillojnë një konference të përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve vendas dhe kroatë. Gjatë vizitës së saj Presidentja e Kroacisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa nesër do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu Presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Presidentja Grabar-Kitarović do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do te lancohet projekti kroat për mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës.

Presidentja Grabar-Kitarović do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do te lancohet projekti kroat për mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Vizitë nesër në Berat, Këshilli Bashkiak shpall qytetare nderi Presidenten kroate

Këshilli Bashkiak i Beratit ka zhvilluar një mbledhje jashtë radhe, me rastin e vizitës së Presidentes kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç nesër në këtë qytet.

Këshilli miratoi dhënien e titullit “Qytetar nderi”, për presidenten, në shenjë nderimi për vizitën e saj, si një personalitet i spikatur në fushën e politikës dhe më gjerë.

Titulli i nderit do t’i jepet nesër Kitaroviçit në orën 16:00 në sallën e Bashkisë në Berat.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU