Presidentja Osmani pritet nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë: Synimi i Kosovës është njohja nga Vatikani
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në takimin me Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë
Ditën e sotme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë.
Sipas njoftimit zyrtar të presidentes , Osmani i tha Papës se synimi i Kosovës është njohja nga Vatikani.
"Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë ndikon në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë sonë dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në thellimin dhe avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore, si dhe në rrugën evropiane të vendit tonë”, tha ajo.
Kosova ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008, por Vatikani ende nuk e ka njohur shtetësinë e saj.
Në njoftim thuhet se presidentja e falënderoi Papën për vendimin e tij të vitit 2018 për ta ngritur Administratën Apostolike të Kosovës në nivel të Dioqezës.
Përmes një postimi zyrtar në rrjete sociale, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur gjithashtu mirënjohjen ndaj Vatikanit dhe Papës për vendimin e tij në vitin 2018 për të ngritur Administratën Apostolike të Kosovës dhe për faktin që është kujdesur që bota të njohë vlerat qytetëruese të tij dhe janë të mishëruara me personazhin e njohur Nënë Tereza.
Presidentja Osmani do të pritet sot edhe nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin.
Gjatë qëndrimit në Romë, sipas njoftimit, ajo do të pritet edhe nga presidenti italian, Sergio Mattarella.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Marrëveshja e Mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nuk është e drejtuar kundër Beogradit
23 Mars, 08:02
-
Pas 5 javësh, Papa Françesku do dalë nesër nga spitali në Romë
22 Mars, 18:35
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
Çmontohet organizata e trafikut të drogës në Itali, 9 të arrestuar, shumica e tyre shqiptarë! Pesë vite hetime për t’i zbuluar, vepronin mes Torinos dhe Milanos
22 Mars, 16:01
-
Marrëveshja për pensionet me Italinë publikohet në Fletoren Zyrtare, ja fondet që alokohen ndër vite dhe sa përfitohet! Priten të hyjnë në fuqi edhe dy të tjera (DOKUMENTI)
22 Mars, 15:33
-
Itali/ Shiste për 50 euro çdo gram kokaine, arrestohet 50-vjeçari shqiptar! Dhomën e hotelit e kishte kthyer në bazë droge, dyshohet si anëtar i një organizate trafiku
22 Mars, 15:22
-
Frrok Çupi: Hashimi erdhi, pa, dhe pa se s’ishte Kurti
22 Mars, 14:40
-
Nderime për babanë e ndjerë, Hashim Thaçi 2 ditë në Kosovë! Takon familjen në EULEX, përkrahësit kërkojnë drejtësi (VIDEO)
22 Mars, 11:40
-
Aleanca ushtarake Shqipëri -Kosovë - Kroaci, zbardhet deklarata e përbashkët! Vengu: S'kemi traditë traktatet e fshehta në dëm të fqinjëve, Serbia po viktimizohet
22 Mars, 09:20
-
Mali i Zi thotë se nuk u ftua në nismën për bashkëpunim ushtarak të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë
21 Mars, 22:28
-
Mediat serbe: Vuçiç po formon një aleancë si kundërpërgjigje ndaj asaj 'Kroaci-Shqipëri-Kosovë'! Ja me kë shtet po negocion
21 Mars, 22:24
-
Marrëveshja trepalëshe Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Vjosa Osmani i përgjigjet Serbisë: Propagandë, burim destabiliteti në rajon
21 Mars, 13:43