Presin Astanën pasi mundën Dinamon e Zagrebit, Ilir Daja: Kam vetëm 90 përqind të grupit

Presin Astanën pasi mundën Dinamon e Zagrebit, Ilir Daja: Kam vetëm 90 përqind të grupit

Ilir Daja, trajneri i Ballkanit

Ballkani pret nesër në 18:45 Astanën e Kazakistanit në Prishtinë. Dueli i "Fadil Vokrrit" vlen për raundin e tretë në grupet e Conference League, me kampionët e Kosovës që vijnë në këtë duel pasi mundën Dinamon e Zagrebit dhe janë të dytët në grupin C me tre pikë.

Në prag të ndeshjes për mediet foli trajneri i Ballkanit, Ilir Daja. Për teknikun ekipi i tij është vetëm 90 përqind për shkak të mungesave.

"Gjendja e skuadrës? 90 përqind janë të gatshëm. Me stërvitje të diferencuar kemi Hamitin, të cilin do e kemi në pankinë nesër. Nuk do të luajë si titullar. Kemi edhe Ismajlgecin, i cili ka bërë stërvitje të diferencuar. Pjesa tjetër e grupit është në dispozicion", tha fillimisht Daja.

Më pas trajneri kërkoi nga të tijtë që të jenë me këmbë në tokë, kjo pasi Astana paçka se ka zero pikë në renditje, ka një përvojë të madhe me mbi 90 takime në Evropë dhe në grupet e Champions League.

"Ndeshja? Duhet të jemi me këmbë në tokë. Astana ka mbi 90 takime në Europë. Ka marrë pjesë edhe në grupet e Champions League. Pas një fitoreje historike ndaj Dinamos së Zagrebit, nuk është e mundur të ndryshojmë objektivat. Do i marrim ndeshjet hap pas hapi. Do të fokusohemi tek Astana. Një ndeshje shumë e vështirë, por nuk do të ndryshojmë asgjë nga ato që kemi bërë deri sot. Do të japim gjithë energjinë tonë, për të përfaqësuar sa më mirë Ballkanin dhe kampionatin e Kosovës. Po kalojmë një periudhë goxha të mirë, në kampionat dhe Europë. Besoj që është një përjetim i madh në karrierën time si trajner. Ka një gjë të mirë ky përjetim, sepse ndodh javë për javë. Jemi prezantuar mirë në të dyja kahet. Entuziazmi është në nivele optimale. Ta mbajmë sa më gjatë të jetë e mundur, duke patur edhe fatin me vete", tha trajneri.

Ilir Daja, i pyetur për largimet e verës tha se tre titullarë, përfshi Emërllahun të dëmtuar kanë lënë një boshllëk në ekip.

"Është e vërtetë që janë larguar tre futbollistë, që kanë shkuar në kampionate më të forta. Nëse shtojmë edhe Emërllahun që është i dëmtuar, na kanë ikur 4 persona nga formacioni i titullarëve dhe është shumë e vështirë për t’i zëvendësuar. Megjithatë lojtarët e vjetër, që janë edhe boshti i ekipit, janë një shembull perfekt për të rinjtë, pasi japin maksimumin në stërvitje. Jo vetëm puna jonë e stafit, por edhe ndjekja e shembullit të ‘veteranëve’ është një ndihmë e madhe për përshtatjen sa më shpejt të të rinjve që kanë ardhur në ekip", tha Daja.

Kujtojmë se ky është sezoni i dytë radhazi për Ballkanin që merr pjesë në grupet e Conference League, teksa këtë vit ka një fitore (2-0 Dinamo Zagreb) dhe një humbje (1-0 Plzen).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton