Presin tubat e gazit për skrap
Një vdes i asfiksuar, 1 plagoset

Presin tubat e gazit për skrap<br />Një vdes i asfiksuar, 1 plagoset
FIER- Një ngjarjes e rëndë është shënuar mesditën e sotme në periferi të qytetit të Fierit. Dy të rinj kanë tentuar të vjedhin tubat e gazit për ti shitur më pas për skrap.

Sipas policisë të rinjtë janë futur në një pusetë ku kalonin tubat e gazit të ndërmarrjes Albpetrol pranë fabrikës së tullave në lagjen Sheq, në periferi të Fierit.
 Personat kanë mbyllur saraçineskën dhe kanë nisur prerjen e tubave. Mirëpo brenda tubave ka pasur ende gaz, dhe shpërthimi i tyre shkaktoi vdekjen nga afiksia të J.P 22 vjeç, ndërsa është dërguar në spital 19 vjecari me inicialet V.P. Sipas policisë ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën. 
Në pusetë është gjetur sharra me të cilin të rinjtë prenë tubat, si dhe atletet e viktimës.  
vijon

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar