ATHINE- Dy 24 orëshat e fundit është kulmuar diplomacia në kryeqytetin helen, me epiqendër rolin e Greqisë në projektimin e operacioneve ushtarake kundër Sirisë.

Sipas burimeve nga ministria greke e Jashtme, por edhe nga Ankaraja, SHBA, por edhe partnerët kryesorë të NATO-s, ndryshojnë tashmë taktikë, përsa i përket projektimit të operacioneve ushtarake, duke vendosur jo vetëm Turqinë, por edhe Greqinë në epiqendër të përgatitjeve

ky ndryshim ka të bëjë me mungesn e ndjeshme të besimit që aleatët perëndimorë në NATO kanë ndaj Turqisë, sidomos pas qëndrimit të qartë e të prerë të Erdoganit, me kthesën e tij drejt qëndrimeve ekstreme islamike, por edhe reagimin e fortë të Izraelit në shnëdrrimin e kushteve në Mesdheun Lindor, ku Turqia do të kishte një rol primar.

Kështu, Washingtoni, Londra, Parisi, por edhe Berlini kërojnë nga Greqia që të luajë rol në operacioin që po proektohet, gjë që e sjellë Greqinë në një pozicion tepër delikat dhe të vështirë.

Ministria greke e jashtme nuk e fsheh shqetësimin, pasi e kupton se pasojat do të jenë të rënda jo vetëm ë arenën ndërkombëtare, por edhe brenda vendit, duke pasur parasysh reagimin e fuqishëm të së majtës,por edhe pasojat që do të kishte në nivelin e sigurisë kombëtare që do të kishte në rastin e implikimit të Greqisë në një luftë të mundshme.

Çështjet e sigurisë, natyrisht kanë të bëjnë me reagimet e mundshme të vendeve arabe dhe veçanërisht të organizatave fanatike myslymane, të cilat do ta vendosnin territorin grek në epiqendër të akteve të tyre terroriste.

Nga ana tjetër qarqet qeveritare greke e kuptojnë se në kushtet aktuale Greqia për herë të parë në vitet e fundit ka mundësinë që të rrisë e të shtojë rolin e saj në rajon, të minimizojë veprmtarinë e Turqisë në Mesdheun Lindor, por edhe të kërkojë shumë gjëra në favor të saj në shkëmbim të pjesëmarrjes.

Baza ajrore e Sudës në Kretë, por edhe bazat e tjera ushtarake, të cilat gjenden në territorin grek në koordinim edhe me garancinë gjeografike ajrore të hapësirës ajrore greke, qipriote, me teatrin e uftës në Siri përbëjnë aset kryesore të Athinës në këto bisedime tepër delikate.

Disa 24 orë më parë ministria e jashtme greke i ka ngritur tonet për arsye të përdorimit të armëve kimke nga regjimi i Asad, e ka dënuar këtë akt, si edhe zjarrin me të cilën ugoditëntë dërguarit e OKB në Siri për vërtetimin e përdormit të armëve kimike.

Sipas informacioneve në kuadrin e lëvizjeve strategjike të forcave ushtarake, anijeve e aeroplanëve ushtarakë, janë vlerësuar disa baza brenda territorit grek. Njër prej tyre është baza ushtarake e madhe e NATO-s në Kretë.

Në rast se do të vendoset një ndërhyrje ushtarake në Siri, atëherë kjo bazë në terriorin grek do të jetë ajo nga do të nisen shumica e anijeve dhe e aeroplanëve bombardues, por do të rivlerësohet edhe lëshimi i raketave nga kjo bazë.

Përpara disa ditësh në këtë bazë janë stërvitur një numrë shumë i madh marinsash amerikanë, të cilët pasi kanë bërë njohjen e territorit kanë dislokuar aty edhe një numër të madh raketash jo vetëm në anije, por edhe në bazën greke.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)