Presioni  i rebelëve të PD ndaj
Bashës, çon opozitën në Kuvend

Presioni  i rebelëve të PD ndaj<br />Bashës, çon opozitën në Kuvend
TIRANE - Fundi i bojkotit nga ana e opozitës dhe firmosja e draft-rezolutës në mesnatën e mbrëmshme nuk erdhi aq natyrshëm sa ç’pritej. Kjo për vetë faktin se përpara se marrëveshja të finalizohej pozitivisht mes palëve, dy takimet e para që u zhvilluan gjatë ditës së djeshme nuk çuan në asnjë finale të suksesshme.

Megjithatë, pas takimit të dytë i cili mbaroi pa sukses rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, kreu demokrat Lulzim Basha ka braktisur festën e fundvitit të Partisë Demokratike. Basha mesa duket ka rimenduar për herë të fundit pozicionin e tij në raport jo vetëm me mazhorancën, por me deputetët rebelë brenda së djathtës e për më tepër me eurodeputetët të cilët ndërmjetësuan këtë proces. Rikthimi në një raund të tretë bisedimesh në mesnatë erdhi si rrjedhojë e kërcënimit që kreu demokrat, ka marrë nga një numër i konsiderueshëm i deputetëve të djathtë.

Një grup deputetësh më përvojë të gjatë në politikë, madje dhe ish-ministra gjatë kohës kur PD ishte në pushtet, kanë kërcënuar kreun e tyre, se çfarëdo vendimi të marrë, ato do të rikthehen në Kuvend sot. Në këtë situatë kreu i selisë blu do të gjendej në një situatë të pakëndshme për fatin e PD, pasi në një rast të tillë kur deputetët do të thyenin vendimin politik, ai ishte i detyruar t’i përjashtonte nga partia, çka do sillte një përçarje të thellë në parti. Ndërkohë që nga ana tjetër ka qenë edhe presioni ndërkombëtarëve ai që ka çuar Bashën drejt vendimit final për thyerje të bojkotit.

15 deputetët rebelë që kundërshtuan vendimin e kryetarit
“Kryengritja” në PD ka ardhur nga një grup deputetësh me përvojë të gjatë politike, të cilët kanë kritikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimet e kryetarit Lulzim Basha. Deputetët kundër bojkotit ishin: Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Genc Ruli, Arben Imami, Mesila Doda, Igli Cara, Dashamir Shehi, Ylber Zeneli, Fatmir Mediu, Astri Velija, Ylli Shehu, Roland Keta, Agron Duka, Ylber Zeneli dhe Ardian Turku. Këta deputet kërcënuan se do shkonin në Kuvend me 24 dhjetor, cilido që të vendimi i Bashës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)