Presioni për Gylen, SHBA tensionohet
me Turqinë: Pretendimet s'qëndrojnë

Presioni për Gylen, SHBA tensionohet<br />me Turqinë: Pretendimet s'qëndrojnë
Presioni i Ankarasë për ekstradimin e klerikut turk Fethullah Gulen, ka sjellë reagimin e Uashingtonit. Presidenti turk,  Reccep Tayyip Erdogan, i cili dy ditë më parë i mbijetoi një puçi ushtarak, i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të miqësisë dhe aleancës, që të ekstradojnë Gulenin, i cili akuzohet nga autoritet turke si truri i grushtit të shtetit.
 
Por përgjigja e SHBA-së ishte refuzuese. “Pretendime të tilla janë jo vetëm totalisht të rreme, por edhe të dëmshme për marrëdhëniet dypalëshe”, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.
 
Nga ana tjetër, Fetullah Gulen, një prej ish-bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Presidentit Erdogan deri në vitin 2013-ë, kur shpërtheu skandali i korrupsionit, mohon kategorikisht të ketë gisht në puçin ushtarak që tentoi të rrëzojë qeverinë.
 
Si njeri që ka vuajtur goditjet e disa grushteve ushtarake përgjatë 5 dekadave të fundit, është fyese për mua të akuzohem se kam lidhje me një përpjekje të tillë. Mesazhi im për popullin turk është të mos i shohë asnjëherë pozitivisht ndërhyrje të tilla ushtarake, sepse nuk është kjo mënyra për të ndërtuar demokracinë. Nuk forcohet qeveria republikane në këtë mënyrë. Por them se ekziston një mundësi e vogël, ka një mundësi që grushti i sapopërjetuar të jetë i stisur”, tha Fetullah Gulen. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit