Pas Deutche Welle, tashmë dhe Business Insider dhe EU Business News kanë kthyer vëmendjen nga Shqipëria, duke shkruar për Jet Bank dhe modelin e saj 100% digjital.
Në këta artikuj Jet Bank përshkruhet si institucioni i parë bankar plotësisht dixhital në Shqipëri, që operon sipas një licence të plotë bankare, nga Banka e Shqipërisë. E udhëhequr nga Drejtoresha Ekzekutive Fatbardha Rino, Jet Bank ofron një përvojë bankare të bazuar në një teknologji e siguri të lartë, për të nxitur inovacionin teknologjik në sistemin bankar shqiptar.
Në shkrimet e Business Insider dhe EU Business News theksohet interesi i lartë që shqiptarët kanë treguar: ishin mbi 40,000 persona të regjistruan në listën e pritjes së Jet Bank brenda pak ditësh.
Tashmë që banka është hapur, klientëve po u ofrohen shërbime, produkte e benefite që tregu nuk i ka njohur më parë, por që Jet Bank mund t’i ofrojë, falë teknologjisë: një prej tyre është depozita, e ofruar me norma interesi deri në 4.7% fiks në vit, në varësi të afatit dhe produktit të zgjedhur. Është ky një nga produktet me të cilat banka po mirëpret klientët e saj të parë, duke u dhënë një ofertë konkrete, për të provuar një eksperiencë bankare tërësisht digjitale dhe, njëkohësisht, për të përfituar më shumë nga kursimet e tyre.
Mediat ndërkombëtare po flasin për lajmin interesant që vjen nga Shqipëria, por ata që do të përcaktojnë historinë e suksesit janë vetë ata: klientët e Jet Bank.









Komente
Komento