Gazeta e njohur gjermane “Stern” ka publikuar një artikull me titull "Unë jam Biovend", dedikuar alpeve shqiptare, agroturizmin duke promovuar në këtë mënyrë natyrën shqiptare si dhe ushqimin bio.
Kryeministri Edi Rama e ka postuar në Facebook artikullin, duke e vlerësuar si një ftesë të hapur për të gjithë turistë, ai i fton të vizitojnë Shqipërinë pasi do të mrekullohen nga çfarë do të zbulojnë.
"Revista prestigjioze gjermane "Stern" i ka dedikuar një artikull të gjatë agroturizmit shqiptar, duke nxjerr në pah natyrën e bukur dhe ushqimin bio. Ndërsa e prezanton Shqipërinë në titull me shprehjen "UNË JAM BIOVEND" ky artikull është një ftesë e hapur për turistët gjermanë që të vizitojnë vendin tonë pasi do të mrekullohen nga çfarë do të zbulojnë", shkruan Kryeministri Rama në Facebook.