Prezantimet/ Shehi te Tirana: Krenar që jam te klubi më i titulluar në vend! Josa: Çmenduri nëse ne te Kukësi pretendojmë titullin

Orges Shehi ëstë përzgjedhur nga Tirana si pasuesi i Nevil Dedes në rolin e trajnerit. Ish-portieri u shpreh i lumtur që kampionët në fuqi i besuan këtë rol, ndërsa në prezantim komentoi edhe spekulimet për ndërhyrjet që presidenti Halili bën në formacion.

“Krenar që jam pjesë e klubit më të titulluar në vend. Duke pasur më shumë tituj në vend, presioni rritet. Për sa i përket ndërhyrjeve që thoni ju. Kam qëndruar me presidentin deri vonë, nuk më është thënë kjo. Më intereson rezultati, pak rëndësi kush luan në fushë,”-u shpreh Shehi.

Ndërkohë presidenti Halili tregoi arsyet që e çuan ti besonte Orges Shehit, ish-trajnerit të Skënderbeut dhe Kukësit.

“Mendoj që kam zgjedhur një trajnerin të duhur pas shumë bisedave që kemi bërë. E njoh shumë mirë trajnerin, është një kampion, njeri me pak fjalë. Shpresoj ashtu siç ka bërë mirë gjatë gjithë karrierës së tij të bëj mirë edhe gjatë drejtimit të skuadrës,"-deklaroi Halili

Ndërkohë edhe te Kukësi është prezantuar sot zyrtarisht Mirel Josa, i cili ka ka një përgjigjje pikante kur pyetet nëse ekipi ka objektiv fitimin e titullit:

“Çdo gjë ndodhi shumë shpejt, për 2-3 ditë. Normal që Kukësi ka hyrë me objektivin për të dalë kampion. Në këto kushte që kemi tani, me këto diferenca pikësh ne nuk do jemi mirë nga mendja e kokës nëse themi do dalim kampion. Gjithsesi do mundohemi që në çdo ndeshje të japim maksimumin.”

Drejtori i Kukësit Nderim Nexhipi thotë se eksperienca ishte arsyeja thelbësore përse Kukësi zgjodhi Josën:

“Besoj me përvojën e tij dhe me eksperiencën do të na ndihmojë shumë në arritjen e objektivave tonë.”

Josa do të debutojë të shtunën në drejtimin e Kukësit kundër Skënderbeut, ndërsa Shehi të dielën kundër Apolonisë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    PD koalicion me aleatët dhe LSI e vetme/ A ka zgjedhur opozita strategjinë e duhur për 25 prillin?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Pse opozita nuk zbutet nga lavdërimi i ambasadores për Lulzim Bashën?