Prezantohen drejtuesit e rinj të policisë në Elbasan dhe Korçë, ministri Hoxha: Çmontim aktiviteteve dhe grupeve kriminale
Ministri Hoxha dhe drejtori Proda në DVP Elbasan
ELBASAN - Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha vlerësoi si shumë të frytshëm bashkëpunimin mes Policisë së Elbasanit, Prokurorisë së Rrethit, Bashkisë, autoriteteve vendore dhe agjencive ligjzbatuese, të cilin nënvizoi se do të donte ta shihte të tillë në çdo qark.
"Pata mundësinë t'i falënderoj drejtuesit e këtyre institucioneve së bashku me ish-drejtorin e DVP Elbasan, sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, teksa prezantuam Drejtorin e ri të qarkut, Fatmir Hoxhën. Elbasani, si një nga qendrat kryesore historike, kulturore e ekonomike të Shqipërisë, përballet me sfida që kërkojnë një qasje të fortë dhe të balancuar, mes zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit me komunitetin", u shpreh ministri.
Më tej ai theksoi se lufta kundër krimit dhe ndërtimi i një mjedisi të sigurt për të gjithë, do të jenë shtylla kryesore të punës së trupës me uniformë.
Ai kërkoi gjatë takimit që në fokus të vijojë të jetë çmontimi i aktiviteteve të grupeve kriminale dhe forcimi i sundimit të ligjit.
Më pas në Korçë, në një takim me strukturat lokale të Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, u prezantua Erion Ahmeti, si Drejtori i ri Vendor.
Korça është ndër destinacionet më të preferuara turistike. Ajo tejmbushet për festat e fundvitit.
Për këtë, ministri apeloi ndaj strukturave të varësisë për rritjen e sigurisë publike dhe rrugore në atraksionet turistike dhe eventet kulturore mbetet prioritet.
"Si një rajon kufitar dhe ekonomikisht i rëndësishëm, Korça padyshim që përballet me sfida të krimit të organizuar, trafikimit dhe informalitetit, e në këtë aspekt kërkoj punë edhe më të madhe, për të luftuar këto fenomene dhe për të forcuar sundimin e ligjit", u shpreh Hoxha.
Ministri Hoxha dhe drejtori Proda në prezantimin e drejtorit të ri të DVP Korçë
Lajmi kryesor:
Prezantohen drejtorët e rinj të policisë në Tiranë dhe Durrës, Ministri u lë porosi: Zbardhni sa më shpejt vrasjet e fundit, rihapni hetimet për ngjarjet e vjetra
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
14.6%
-
Jo
81.3%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 48
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën
19 Janar, 20:03
-
Trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan, radhë e gjatë automjetesh në kthimin drejt Tiranës (VIDEO)
19 Janar, 18:05
-
U vra në detyrë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë! Dënime më të ashpra kujt ngre dorën ndaj policisë
19 Janar, 14:54
-
Motra e Egli Progës reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit Hoxha: Përdhos kujtimin e vëllait tim dhe fsheh të vërtetën
18 Janar, 22:48
-
Elbasan/ Mësim me xhupa në klasë, nxënësit: Është ftohtë, ngrohëset fiken nga rrjeti i amortizuar elektrik
18 Janar, 15:39
-
“Marrëzia” që s’po merr fund për shqiptarët! Në 1 vit, 369 të arrestuar për poker e baste
18 Janar, 14:49
-
Ndeshja Shqipëri - Çeki, shefi i sigurisë federale të futbollit çek letër falenderimi Prodës
18 Janar, 14:48
-
Reagon AMP: Punonjësi i policisë ka deklaruar me shkrim se nuk është shantazhuar! Reagon dhe ministri Hoxha
18 Janar, 14:43
-
Gramsh/ I vodhi sendet personale një të arrestuari, AMP pezullon Nënkomisarin e Policisë! Gjykata i ndalon daljen jashtë vendit
17 Janar, 17:52
-
Berisha tha se banda e Suel Çelës e dhunoi në zyrë, kryebashkiaku i Elbasanit e përgënjeshtron: S'ka mundësi të rrihet një kryetar
17 Janar, 14:50
-
Goditi me grusht Policin, arresohet 16 vjeçari në Vlorë
17 Janar, 13:32
-
Proda takim me zv.presidentin e policisë çeke: Luftë krimit të organizuar! Patrullime të përbashkëta gjatë sezonit veror
17 Janar, 12:20