Prezantohen kandidatët e këshillit
bashkiak,Veliaj:Punojmë si në 2013

Prezantohen kandidatët e këshillit<br />bashkiak,Veliaj:Punojmë si në 2013
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se edhe në 21 qershor, ashtu si në 2013-ën, e majta do të fitojë sepse kur të gjithë bëhen bashkë ndodhin vetëm gjëra të mrekullueshme. Gjatë prezantimit të 61 kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Veliaj deklaroi se e majta di të ndërtojë dhe të fitojë në ekip.

Sot është Dita e Europës dhe kjo ditë na bën të kujtojmë se si gjërat e mrekullueshme ndodhin vetëm atëherë kur jemi bashkë. Gjëra të mrekullueshme ndodhin kur kombet bëhen bashkë. Unë besoj se, siç provuam në 2013, me këtë ekip fantastik do të bëjmë gjëra të mrekullueshme bashkë edhe në 21 qershor. Dita e Europës është dita e mrekullive që ndodhin kur ne punojmë të gjithë bashkë”, u shpreh ai.

Sipas Veliajt, për katë vite qyteti është lënë në harresë, pa kapiten, që nga kryetari i bashkisë deri te punonjësi i fundit, të cilët nuk e dinë se cili është misioni i tyre.

Ne besojmë në një parti dhe në një qytet ku secili e di që po punojmë për një qëllim të përbashkët. Ne ëndërrojmë një qytet, ku secili e di që është aty për ta bërë Tiranën europiane. Ne duam një qytet ku edhe ai që pastron pusetat, ai që korr barin, ai që punon në ujësjellës, ai që ndërron poçat, ai që inspekton tregjet, të kuptojë se ne jemi një ekip dhe duhet të punojmë si ekip. Duhet të ndërtojmë një ekip, ku i pari i ekipit të jetë i pari që shërben për një qytet ku duam të jetojmë të gjithë”, tha Veliaj.

Teksa prezantoi një e nga një 61 kandidatët e Këshillit Bashkiak, Veliaj bëri edhe pak humor kur tha se: “Po bëja shaka me doktor me Gliozhenin, se të paktën tani e kemi të garantuar se një gjinekolog do të futet në bashki”.

I pranishëm nw kwtw aktivitet, Saimir Tahiri gjatë fjalës së tij u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për Veliajn, si kandidatin e duhur për Tiranën.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos