Prezantohen kandidatët në
Kuçovë, Vasili: LSI forcë e parë

Prezantohen kandidatët në<br />Kuçovë, Vasili: LSI forcë e parë
Kreu i Lëvizjes për Integrim Petrit Vasili është shprehur nga Kuçova teksa prezantonte kandidates, se LSI ka vetëm një objektiv, të jenë forcë e parë politike në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ai u shpreh se  kjo forcë politike i ka të gjitha përgjigjet e qarta dhe njerëz të aftë për të qeverisur.
 
“Kemi vetëm një objektiv dhe ky është të dalim forcë e parë politike. Jemi shumë të gatshëm dhe jemi të përgatitur që të qeverisim dhe i kemi të gjitha përgjigjet të qarta nga njerëz të zotë. Kemi një shans për rininë, kemi një shans për punësimin, por kemi një shans edhe për pensionistët. Kemi një shans të ri edhe për bujqësinë, kemi një shans edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Pra, i kemi të gjitha përgjigjet e gatshme që si forcë e parë të jemi fitues”, - theksoi Kryetari i LSI-së, z. Petrit Vasili.
 
Të pranishëm ishin kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kandidatët Silva Caka, Nasip Naço, Gledjon Rehovica, Jola Misto. Në fjalën e saj kandidatja  për deputete në qarkun e Beratit, Silva Caka, u shpreh se është përpjekur maksimalisht që të jetë zëri i qytetarëve në Parlament.
 
Ndërsa, kandidati tjetër për deputet Nasip Naço, tha LSI-ja u rrit, sepse ecën më shpejt se të tjerët, por sot kjo forcë kërkon që t’i japë një shans të gjithëve.
 
I pranishëm në këto takime ishte edhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e tij anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së, në qytetin e Kuçovës dhe Beratit. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)