Prezantohet drejtori i Sekretariatit për
Transparencë në Industrinë Nxjerrëse

Prezantohet drejtori i Sekretariatit për<br />Transparencë në Industrinë Nxjerrëse<br>
Është prezantuar Drejtori i ri i Sekretariatit Kombetar Shqiptar të Iniciativës Globale për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (AlbEITI). Ardit Kamberi do të drejtojë këtë Sekretariat të rëndësishëm Kombetar, i cili promovon transparencen ne procesin e monitorimit per mireadministrimin e burimeve natyrore te vendit, ne perputhje me Standartin nderkombetar EITI.

Në fjalën e tij në takimin me gazetarët, Kamberi theksoi prioritetet e AlbEITI, duke u ndalur në promovimin e transparencës për të parandaluar korrupsionin, sigurimin ndaj qytetarëve të një baze të dhënash te azhornuar zyrtare për të kërkuar përdorimin e drejtë të të ardhurave kombëtare, me synimin dhe kontributin për rritjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe impaktin pozitiv social dhe mjedisor.

Më tej ai shtoi se EITI do te punojë për rritjen kualitative te bashkëpunimit produktiv me grupet e interesit, ku perfshihen Organet e Qeverisjes vendore dhe Lokale, Kompanitë nxjerrëse dhe perpunuese, si dhe Shoqëria civile. Kamberi theksoi se e konsideron EITI nje vitrine zyrtare dhe te certifikuar nga nje standart nderkombetar, ne funksion te investitoreve te huaj ne Shqiperi, per monitorimin e burimeve natyrore, nxitjen e transparences dhe thithjen e investimeve te huaja ne sektoret Hidrokarbur, Minerar dhe te Energjise elektrike.

Drejtori i AlbEITI theksoi se reforma shume e sukseshme e realizuar nga qeveria ne sektorin slektro energjitik, eshte nje model suksesi, i cili do te ndiqet edhe nga reforma te thella edhe ne sektoret e tjere vitale te ekonomise, si dhe ne shfrytezimin e burimeve natyrore te vendit. Nje nga objektivat kryesore te Sekretariatit EITI eshte realizimi në të ardhmen e afërt i miratimin te ligjit “Për transparencën e veprimtarive të industrive nxjerrëse dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore në Republikën e Shqipërisë”, si dhe paralajmëroi përgatitjen e një pakete ligjore për publikimin e përfituesve realë të kompanive që operojnë në industrinë nxjerrëse në Shqipëri, me synimin e rritjes se transparences, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe konflikteve te interesit.

Një element i ri në aktivitetin e Sekretariatit Alb EITI është pjesëmarrja këtë vit e Shqipërisë në një projekt pilot, të organizuar nga Sekretairiati Ndërkombetar, mbi transparencën në tregtimin e lëndëve të para ( Commodity Tradig ) të realizuara nga industritë nxjerrëse me kapital shtetëror. Kamberi gjithashtu kujtoi se puna e Sekretariatit, në konformitet me standardin ndërkombëtar, do të bëhet publike nëpërmjet një raporti vjetor zyrtar, i cili përgatitet nga një administrator i pavarur, duke analizuar dhe dhënë rekomandimet respektive për grupet e interesit.

Kronologjia e bashkëpunimit të shtetit shqiptar me EITI fillon në vitin 2009, kur Shqipëria zyrtarizohet vend kandidat në EITI ndërkombëtar, për tu anëtarësuar në Maj 2013. Nga viti 2011 Sekretariati EITI i Shqiperise ka publikuar 6 raporte vjetore per 7 vite ( 2009-2015 ) dhe në fillim të vitit 2018 pritet të publikohet dhe raporti zyrtar më i fundit. Progresi i veprimtarise se Sekretariatit AlbEITI është vlerësuar pozitivisht edhe në proceset e validimeve të realizuara nga Sekretariati Nderkombetar EITI, me qendër në Oslo, Norvegji.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri