Ekspertët amerikan kanë prezantuar sot në Parlament praktikat më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politik, ndërkohë që kanë shprehur mbështetjen e fortë të tyre për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Sipas Ambasadës Amerikane, ajo mbështet e mirëpret përpjekjet e parlamentit për të zhvilluar më tej këtë ligj.
Ja cfarë thotë Ambasada Amerikane
Mbështetje për Zbatimin e Ligjit për Dekriminalizimin
Sot, ekspertë teknikë nga Shtetet e Bashkuara bënë një prezantim në parlamentin shqiptar mbi praktikat më të suksesshme në SHBA për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politikë. Prezantimi u organizua nga Ambasada e SHBA, në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit të miratuar së fundi. Ambasada mirëpret përpjekjet e parlamentit për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të këtij ligji të rëndësishëm, dhe mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com