Pas TAP një tjetër gazsjellës është prezantuar në Romë, projekti “Eagle LNG”, një gazsjellës italo-shqiptar i cili parashikon të shtrihen nga një terminal pranë Levanit në Shqipëri, deri në brigjet e italisë në Lendinuso, midis Brindsit dhe Lecces-s.
Projekti bën fjalë për një ndërlidhës dhe përfshihet në rrjetin kombëtar të gazsjellësve të Ministrisë italiane të Zhvillimit Ekonomik dhe njihet si një infrastrukturë strategjike nga Bashkimi Europian për furnizimin me gaz.
Gazsjellësi synon të furnizojë vendet e Ballkanit, kërkesa nga të cilët do të jetë gjithnjë e në rritje, si pasojë e gazifikimit të ulët të këtyre vendeve.
Gjatë prezantimit Michele Emiliano, presidenti i Regione Puglia, u shpreh se ky projekt shihet si më favorizues për rajonin, i cili ndryshe nga TAP prezantohet kështu:
“Eagle LNG bazohet në një projekt me impakt të vogël në ambient, si në Shqipëri, ku anija e rigazifikimit është e ankoruar pesë kilometra larg një bregu të pabanuar dhe me pak rëndësi për mjedisin, si në Itali. Pika e takimit në Puglia, në jug të Brindisit, është zgjedhur me kujdes pas studimit të impaktit mjedisor. Përshkimi i gazsjellësit në det nuk kalon nga koralet, ndërsa zona e takimit nuk shtrihet në zona të mbrojtura, ka një zhvillim të ulët urban dhe është pranë rrjeteve rrugore si dhe pranë pikës së lidhjes me rrjetin shpërndarës të Snam Rete Gas”.
Kjo zonë takimi në Torchiarolo ishte konsideruar edhe nga TAP fillimisht, i cili më pas zgjodhi të zhvendoset në San Foca.
Gazsjellësi nënujor me diameter prej 71 centimeter do të lidhë terminalin në Shqipëri me rrjetin energjitik Italian në një gjatësi prej 110 kilometrash me një thellësi maksimale 815 metra. Pasi të zbarkojë në Itali tubat do të përshkojnë edhe 18 km të tjerë nga plazhi deri tek rrjeti kombëtar me presion të lartë. Kapaciteti i gazsjellësit është prej 10 miliardë metra kub gaz natyror në vit.
Gjithashtu Eagle është gazsjellësi i tretë që do të transportojë gaz mes Italisë dhe Ballkanit, të tjerët janë TAP dhe Igi-Poseidon.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com