Prezantohet ‘Colors of Albania’,Rama:
Ne kemi potenciale të mëdha turisike

Prezantohet ‘Colors of Albania’,Rama:<br />Ne kemi potenciale të mëdha turisike
Është prezantuar sot në Tiranë nisma “Colors of Albania” e inicuar nga Telekom Albania që synon promovimin e vlerave turistike e historike të Shqipërisë, ku i pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Edi Rama i cili ka deklaruar se Shqipëria ka potenciale të shumta turistike.
 
Po ashtu, ai ka thënë se nisma është një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë dhe se qeveria është e interesuar për çdo nismë inovatore.
 
Nisma është një mundësi e mirë për të rinjtë. Jemi të interesuar për çdo nismë novatore. Kërkojmë që Shqipëria të bëhet edhe shumë më e mirë, më e dashur, jo për atë që ka si pasuri natyrore, por për atë që mund t’iu japë të gjithë atyre që jetojnë. Më kujtohet një shprehje që e kam dëgjuar, “Nuk jetohet dot mirë në një vend që nuk frymëzon imagjinatën e njeriut për të parë sesa ende më mirë mund të jetohet”. Shqipëria është vendi që e ka këtë kapacitet. Na takon ne si qeveri, bashkive, administratorëve në nivel qëndror e vendor që të shfrytëzojnë potencialet e vendit për të krijuar kushte që stimulojnë imagjinatën. Shqipëria ofron potenciale të shumta turistike” ka thënë Rama.

Fjala e KM Rama në prezantimin e nismës #ColoursofAlbania‏

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes