Tiranë, 1 Korrik / ATSH-Z.Tosku/-Eshte prezantuar sot në Burrel sistemi online për monitorimin dhe raportimin e rasteve të dhunës në familje, nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Ky projekt ka nisur që prej prej 1 qershorit të zbatohet në 25 bashki të vendit, në kuadër të të cilëve, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të të prekurve nga dhuna në familje dhe më se 22% e tyre janë me moshë mbi 50 vjeç. 73% e të mbijetuarave jetojnë në zona qytetëse, teksa 34% janë të papuna.
Ky sistem elektronik përmban të dhëna mbi dhunuesit, si dhe i ndjek rastet e dhunës në familje që nga çasti kur ai raportohet deri kur rasti merr përfundimisht zgjidhje. Në prezantimin e Sistemit Online të Monitorimit dhe Raportimit të Rasteve të Dhunës në Familje mori pjesë edhe Kryetarja e Bashkisë së Burrelit, Adelina Farrici, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, Zineb Touimi-Benjelloun, si dhe përfaqësues të Qeverisë së Suedisë. Në fjalën e tij, ministri Veliaj tha se ky projekt dixhital është mënyra më e mirë për të ndjekur deri në fund rastet e dhunës në familje.
" Projekti që publikojmë sot regjistron çdo rast dhune, monitoron si po ecën procesi dhe ku ka ngecur ai. Ky sistem na siguron që t'i shkojmë deri në fund çdo rasti të raportuar sepse jemi një shoqëri që nuk e toleron më dhunën. Kjo është mënyra më e mirë që të sigurohemi që dosjet të mos i zërë pluhuri dhe të kemi dënime maksimale për ata që ushtrojnë dhunë", deklaroi Veliaj. Sipas tij, nisma që ndihmën ekonomike ta marrin vetëm gratë, synon fuqizimin e tyre. "Nuk është burrni të ngresh dorën mbi një femër", tha ai, duke shtuar se fushata ndërgjegjësuese kundër dhunës ndaj grave duhet të bëhet së bashku me djemtë dhe burrat. Veliaj ndau me qytetarët e Burrelit disa nga statistikat e para që kanë dalë nga sistemi: 531 raste janë regjistruar deri më tash në sistemin elektronik nga Koordinatorët vendorë kundër Dhunës në Familje të 25 bashkive.
Kryetarja e Bashkisë së Burrelit Adelina Farrici
Kryetarja e Bashkisë së Burrelit, Farrici, vuri në dukje rastet e trajtuara në Burrel vitet e fundit dhe i krahasoi ato me të dhënat para krijimit të një Mekanizmi funksional të Bashkërendimit dhe Referimit në Burrel. Anëtarë të tjerë nga gjyqësori, policia, dhe arsimi paraqitën arritjet dhe sfidat e tyre në shkëmbimin e informacionit të rregullt dhe trajtimin bashkërisht të rasteve të dhunës.
"Jam e sigurt se si rezultat i këtij mjeti të ri dhe përmirësimit të shkëmbimit të informacionit mes institucioneve dhe disiplinave të ndryshme, qytetarët e Burrelit dhe kudo tjetër në Shqipëri, do të mund të marrin shërbime më të mira dhe më të bashkërenduara nga policia, gjykatat, bashkia, shëndetësia dhe punësimi", vuri në dukje Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, Zineb Touimi-Benjelloun në fjalën e saj. Pas një vizite në një qendër rinore, Ministri Veliaj, Kryetarja Farrici dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, Zineb Touimi-Benjelloun, përuruan një nismë të grave matjane për një qendër grumbullimi dhe përpunimi të bimëve mjekësore dhe frutave të pyllit. Fuqizimi ekonomik i grave është një faktor që kontribuon fuqishëm në pavarësinë e shumë grave dhe lirinë e tyre nga dhuna. Sistemi kombëtar elektronik për rastet e dhunës në familje dhe nisma për fuqizimin ekonomik të grave të Burrelit mbështeten nga Projekti i Barazisë Gjinore i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (UNDP) dhe Qeveria e Suedisë. Sistemi online është i sigurt dhe respekton fshehtësinë e të mbijetuarave. Ai përdoret nga një numër i kufizuar i nëpunësve vendorë dhe qendrorë, të cilët janë trajnuar posaçërisht për përgjigjen ndaj dhunës në familje, fshehtësinë e të dhënave të së mbijetuarës dhe për përdorimin e sistemit. /a.ke/
/Shqiptarja.com