Prezantohet në Tiranë Programi i Bashkëpunimit Shqipëri-KiE për vitet 2015-2017

/ATSH/- Ministria e Punëve të Jashtme prezantoi sot në Tiranë Programin e Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës për periudhën 2015-2017.
Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, zv/ministrja e Punëve të Jashtme, Odeta Barbullushi, pasi shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për forcim të bashkëpunimit me Këshillin e Evropës, tha se ky program i përshtatet fazës euro-integruese në të cilën ndodhet Shqipëria.
Ajo gjithashtu shprehu nevojën për koordinim të mëtejshëm të marrëdhënieve me institucionet e tjera të Bashkimit Europian të përfshira në sfidat integruese të vendit tonë, ndër të cilat veçoi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat e njeriut
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit