Gjatë prezantimit të plan veprimit për sipërmarjen e grave në Shqipëri 2014-2020
TIRANE, 20 Qershor/ATSH/- Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me suportin teknik të UN Women dhe suportin financiar të qeverisë Suedeze, prezantoi të premten plan- veprimin për sipërmarjen e grave në Shqipëri 2014-2020.
Objektivi i zhvillimit të këtij plan- veprimi për sipërmarjen e grave është mundësia e krijimit të një mjedisi që inkurajon më shumë gra të fillojnë të rriten në bizneset e tyre dhe te sjellë këtë fakt në vëmëndjen e politikëbërësve dhe donatorëve.
Zv. ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali, theksoi në fjalën e saj se plan- veprimi përcakton masa specfike për të aritur qëlimet gjinore.
Zv. ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali
"Plan- veprimi përgatit terrenin për ndryshime në një numër fushash që ndikojnë në zhvillimin e biznesit të grave, si kuadri mbështetës i politikave, arsimimi dhe trajnimi, qasja në financim dhe aftësia konkuruese, si dhe rrjetëzimi dhe pjesëmarrja e grave në ekonominë rurale", theksoi zv/ministrja e Ekonomisë, Paskali.
Përmes plan- veprimit, sipas saj, synohet që deri në fund të vitit 2020 numri i ndërmarrjeve aktive të drejtuara nga gratë të rritet deri në 30 %, shkalla e lëvrimeve të kredive për gratë sipërmarrëse të arrijë në 45 %, ndërsa numri i grave të vetë-punësuara të rritet deri në 35 %./a.gjonaj//a.ke/
/Shqiptarja.com