Prezantohet plani për mbrojtjen e
fëmijëve nga çdo formë e dhunës

Prezantohet plani për mbrojtjen e<br />fëmijëve nga çdo formë e dhunës
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Agjencia  Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve me mbështetjen e partnerëve prezantuan sot një plan mobilizimi për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës.

Ky plan, i cili do të zhvillohet edhe në formën e një fushate sensibilizuese do të shtrihet nga data 1 mars deri në 1 qershor në të gjithë vendin.

Sipas Agjencisë Shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve, të gjithë kanë një rol për të luajtur,  familja, shkolla, institucionet, biznesi, media, komuniteti ndaj sipas tyre është e nevojshme të krijohet  një mjedis mbështetës, mbrojtës për fëmijët, një mjedis që nuk e pranon dhunën, që e refuzon atë dhe njëkohësisht ndjen si detyrë reagimin, mobilizimin kundër këtij fenomeni.

Plani i Mobilizimit ka për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi format e dhunës, abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit ndaj fëmijëve dhe pasojat negative që ato kanë në jetën dhe mirëqenien e fëmijëve si dhe në shoqëri.ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot