Plani 2-vjeçar për pandeminë në Shqipëri: Vaksinimi përfundon brenda pranverës, vijohet me dozën e tretë

TIRANË-  Brenda pranverës së ardhshme do të përfundojë procesi i vaksinimit masiv të popullsisë së targetuar! Është ky plani i qeverisë për përballimin e pandemisë së COVID-19, për periudhën 2021-2022, e më pas do të niset me dozën e tretë sipas rekomandimeve të dhënë nga OBSH.  E në kuadër të realizimit të këtij objektivi, edhe tetori do të jetë muaji i hapur i vaksinimit.

 “Brenda pranverës së vitit të ardhshëm ne duhet që të mundësojmë vaksinimin e popullatës target, ashtu sikurse e kemi përcaktuar. Ndërkohë që tashmë e kemi marrë vendimin për të siguruar që edhe studentët të jenë të vaksinuar dhe të shkojnë në universitete të vaksinuar për të siguruar që shkollat tona të vazhdojnë procesin normal të mësimit në auditore, ndaj edhe muaji tetor do të jetë një muaj i hapur për vaksinimin”, tha Manastirliu.

Me ardhjen e vjeshtës pritet edhe një përkeqësim i shifrave të COVID, për pasojë në dispozicion janë 1800 shtretër, e ndërsa fokus do të jetë edhe pasojat post COVID dhe theksi është vënë te shëndeti mendor.

“Plani ynë parashikon që të ketë rreth 1800 shtretër të dedikuar për çdo skenar për përballimin e situatës, sigurisht të ndarë sipas tre skenarëve kryesore që ne kemi. Investimet janë gjithëpëfshirëse, duke filluar nga Urgjenca Kombëtare, duke përfshirë fuqizimin e flotës së autoambulancave në funksion të mbulimit akoma më të mirë të territorit por edhe të shërbimit në familje; tek ISHP me investime direkte në fuqizimin me aparatura që besoj do të rrisin në një nivel më të lartë punën e Institutit; gjithashtu përsa i përket përmirësimit të sistemit të survejancës. Dhe një ndër investimet mund të them që me të vërtetë do të luajë rol kyç për nga rëndësia që ka, është rehabilimi i plotë i spitalint infektiv, me aparatura të teknologjisë së lartë. “Drejtimi i parë i ridimensionimir të sistemit shëndetësor është kujdesi parësor. Një punë e madhe do të bëhet në raport të riorganizimit të sistemit parësor edhe në funksion të asaj që ne kemi projektuar, që është strategjia e kujdesit parësor për integrimin e shërbimeve socio-shëndetësore. Ka ardhur koha që të fillojë ky implementim, pra i një kujdesi të integruar socio-shëndetësor. Fokusi tjetër është tek shëndeti mendor nga impakti post-Covid”, bëri me dije Manastirliu.

 Skenari i radhës në rast se vendi ynë do të përballet me shifra të larta të COVID, është edhe hapja e spitaleve rajonale, kjo e bërë edhe më herët nga Shqipëria, në kulmin e pandemisë.  

 “Në total në nivel kombëtar për menaxhimin kemi në kapacitet të plotë 1847 shtretër. Në rast të përshkallëzimit do të aktivizojnë skenarët përhapjen e spitaleve rajonale”, tha Tomini.

Objektivat e strategjisë së Planit të Përgjigjes 2021-2023
- Forcimi i survejancës epidemiologjike dhe masave të parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit në komunitet.
- Menaxhimi i rasteve me SARS-CoV-2 në nivel spitalor dhe përballja me skenarët e rinj të mundshëm.
- Organizimi i kujdesit shëndetësor, forcimi i QKUM, infrastrukturës spitalore dhe burimeve njerëzore.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi.pd: 02/10/2021 18:52

    Po pse I mbani shifrat e fshehura, 70 % e viktimave Jane me dy doza vaksine, tregojani popullit

    Përgjigju
  • Besi: 02/10/2021 16:01

    Ekzekutimet do vazhdojne derisa morali te permiresohet!

    Përgjigju
  • Prototipi: 02/10/2021 14:15

    Ore në nentor hapet krejt Europa u hap SUEDIA Totalisht me duket se Qeveria e paska nis pak keq kete mandat te trete ! A të bëhen ca protesta për zgjedhje parakohshme se nuk ja vlen të merremi me keto !

    Përgjigju
  • Arbër: 02/10/2021 12:38

    Nuk është arritur 30 % me dozë të dytë, e do fillojnë me dozë tre....

    Përgjigju
  • ZDF: 02/10/2021 12:23

    Ik o zhulsa që përveçse përkthimit të ligjëratave nga Gjermanishtja në Shqip ju skeni bo ASGJO.Nëse ju keni studiu covid un ju jap gjith pasurin e pronat e mia. Doli plani për dozën e 3 e më pas e 4 e kshu me rradhë. Harom ju qoft cdo kafshat buke që hani e cdo lek qē merni. Kisha bo nmen me bo vaksinen nëse do myllej me 2 doza por kjo e 3 ishte e tepert. Ju pjesa kryesore skeni bo te 2 dozat se aty po shof ene njerez qe se kan bo fare vaksinen. Ogerta po pat këllqe të dali tfoli si i tako ,jo nëpër tavolina gje tjt e nëpër foltore tjt gjo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë