Prezantohet programi, mazhoranca
kontroll tërësor ndaj SHISH-it

TIRANE - Javën e ardhshme SHISH do t'i nënshtrohet intensivisht një kontrolli të detajuar nga tre deputetët e mazhorancës të cilët janë dhe pjesë e komisionit të sigurisë. Pirro Lutaj, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia përtej kontrrollit për hetimin e ligjshmërise së një shkrese sekrete të dhjetorit 2013, ku kërkohet informacion per drejtuesit e Policisë së Shtetit do të kontrollojnë në mënyrë të detajuar punën e SHISH. Vetëm pak ditë më parë deputetët e PS i kanë prezantuar programin e punës kreut të SHISH Visho Ajazi Likës.

Ligjvënësit e mazhorancës janë të pajisur me certifikat sigurie e për rrjedhojë u jep atyre akses te kontrollojne ne menyrë të detajuar punën e shishit. Por për shkak të informacionit të klasifikuar që ka ky institucion ende nuk dihet nese do të nxjerrin një raport public . Pothuajse 1 muaj më pare komisioni I sigurisë miratoj ngritjen e kontrrollit të për veprimtarinë e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Opozita nuk është pajtuar me këtë fakt duke e quajtur qesharake dhe të paligjshme këtë grup kontrolli.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…