/ATSH/-Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e kanë publikuar programin e për hapjen e vendeve të reja të punës 2020, për çka kanë thënë se është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Gazmend Turdiu, zëvendës sekretari i përgjithshëm i RCC-së e ka prezantuar një raport të nxjerrë nga hulumtimi i quajtur "Barometri për Ballkanin" i cili është zhvilluar në kryeqytetet e vendeve të rajonit, sipas të cilit qytetarët e Kosovës janë ndër qytetarët më optimist për të ardhmen.

"Në Kosovë njerëzit duket të jenë më pozitiv sa i përket të ardhmes, mund të shihet në këto shtylla. Kosova ka shqetësime për të ardhmen por ka shumë optimizëm sa i përket të ardhmes. Sa i përket dy problemeve kryesore që paraqiten këtu, sipas statistikave dy problemet kryesore janë papunësia dhe gjendja ekonomike. Për shumicën e njerëzve, rreth 40 për qind janë çështjet ekonomike ato që e përbëjnë problemin më të rëndësishme në rajonin juglindor. Ky sllajd ilustron mendimin e njerëzve për anëtarësimin në BE. Mund të shohim dallime të mëdha sa i përket mendimeve të qytetarëve sa i përket anëtarësimit në BE, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria dallojnë shumë prej vendeve tjera sepse më shumëse 85 për qind e qytetarëve mendojnë së është anëtarësimi në BE është shumë i mirë, dëshiroj të ju përgëzoj", ka thënë ai.
Kurse, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se ministria që ajo e drejton dhe Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojnë ngushtë më RCC-në në mënyrë që të ofrojnë të dhëna të sakta sa i përket punësimit në vendin tonë.

"Përveç informatave nga administrata jonë, do të jenë të dhënat dhe rezultatet konkrete ato që më së miri do të tregojnë progresin e implementimit të strategjisë së Evropës Juglindore 2020. Të dhënat e sakat dhe të besueshëm do të jenë ato të cilat do të tregojnë në mënyrë transparente fushat ku implementimi ka qenë i suksesshëm dhe fushat ku ka nevojë për mbështetje të mëtutjeshme. Duke ecur përpara ne do të forcojmë sistemin ton të mbledhjes së të dhënave, sistemin e analizës së të dhënave dhe kulturën e inkorporimit të atyre rezultateve në proceset tona vendimmarrëse. Ne do të sigurojmë mbledhjen dhe publikimin e të dhënave më të sakta dhe të besueshme të cilat do i orientojnë institucionet ashtu si edhe qytetarët e Kosovës për përcaktimin e partneriteteve dhe mbështesim implementimin e programeve tona", ka deklaruar ajo.

RCC në bashkëpunim me qeverinë në e Kosovës e ka prezantuar një pjesë të programit të punësimit rajonal 2020, pjesë e të cilit është edhe Kosova. /kosovapress/