Prezantohet projekti i BE/ Spanja, Italia dhe Holanda në krah të Shqipërisë në luftën kundër krimit! Ministri Çuçi: Parashikon 5.5 milionë euro, 2.4 vetëm pajisje të reja

Organizatat kriminale shqiptare që kanë shtrirë aktivitetin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian qarkullojnë rreth 1 miliard euro. Deklaratat u bënë nga ambasadori i Spanjës në Tiranë, Marcos Alonso, në prezantimin e projektit të financuar nga BE, "Lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri përmes hetimit kriminal dhe financiar". Sipas Alonsos, zgjedhjet e 25 prillit janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe pjekurinë e demokracisë në vend.

“Paratë që organizatat kriminale, të cilat kanë lidhje me Shqipërinë, dhe që i dërgojnë në vendet e BE janë të shumta, janë mbi 1 miliard euro. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të ardhurën tuaj në Bashkimin Evropian. 25 prilli është festa e Shën Markut, këto zgjedhje të tregojnë pjekurinë e arritur të demokracisë shqiptare.” – u shpreh ambasadori i Spanjës, Marcos Alonso.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se buxheti që BE ka parashikuar për këtë projekt shkon në 5.5 milionë euro, 2.4 të të cilave do të shkojnë për pajisje të reja.

Buxheti i parashikuar është 5.5 mln euro për luftën kundër krimit, mbetet një donacion bujar i vendeve të BE-së dhe me këtë rast, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për këtë suport tejet miqësor. Thuajse gjysma e këtij fondi do të shkojë për vetëm për pajisjet e reja, mbi 2.4 mln euro. Ky investim për modernizimin e infrastrukturës përmbush aspiratën tonë kyçe për ta sofistikuar dhe rritur cilësisht punën e organeve ligjzbatuese, sikurse të jemi një vend i BE-së. Gjithashtu mbështetja për ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore mes policive tona do të reflektohet në rezultate solide në luftën kundër krimit.” – tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ambasadorët e Holandës, Italisë dhe drejtorja e Fondacionit Ndërkombëtar dhe Ibero-Amerikan për Administratën dhe Politikat Publike, Anna Terron Cusi. Të gjithë bashkë dhanë garanci për bashkëpunimin e tyre në luftën kundër krimit të organizuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
BE mbështet financiarisht Shqipërinë për luftën kundër krimit të organizuar, Soreca: Prioritet kyç për integrimin e vendit

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka theksuar se Shqipëria duhet të forcojë luftën kundër krimit të organizuar si prioritet për pranimin e saj në BE. Me një postim në twitter, Soreca shkruan se ekspertë të huaj nga Spanja, Holanda dhe Italia do të ndihmojnë Shqipërinë në luftimin e krimit të organizuar.

"Lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi kryesore për BE të pranimit të Shqipërisë. Prandaj, rëndësia e këtij projekti që i ofron autoriteteve të Shqipërisë, ekspertiza teknike që vjen nga disa shtete anëtare të BE-së, si Spanja, Holanda dhe Italia. Një skuadër e vërtetë në Europë", shkruan Soreca.

Projekti i 'Luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri përmes hetimit kriminal dhe financiar" i financuar nga BE me një buxhet prej 5.5 milionë euro. Projekti mbështet agjencitë shqiptare të zbatimit të ligjit, policia dhe disa institucione të tjera ligjzbatuese. BE vë në dispozicion 5.5 milionë euro për Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe thuajse gjysma e këtij fondi do të shkojë vetëm për pajisjet e reja, mbi 2.4 mln euro. Ky investim është për modernizimin e infrastrukturës së Policisë dhe organeve të tjera. Projekti do të rrisë cilësisht kapacitetet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri përmes trajnimesh apo gjërave të ngjashme, si dhe do të përmirësojë metodat e hetimit përmes mbështetjes me pajisje të teknologjisë së lartë, programesh kompjuterike si dhe asistencës së përditshme përmes pranisë fizike të ekspertëve europiane.

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 23/03/2021 16:36

    Nuk eshte ndonje cudi qe Hollanda dhe Spanja po godasin konkurentin direkt te canabisit Shqiperine se po ju ikin miliona euro nga xhepat kurse vendi jone i mbeshtet per interesat e atyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb