Arkitekti Emre Arolat së bashku me MVM Architecture prezantuan projektin e rivitalizimit të Kalasë së Elbasanit në praninë e Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, Kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe bashkëdrejtuesve të AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli.
Ky ishte prezantimi i parë zyrtar i projekt-idesë që synon transformimin e Kalasë në një destinacion të rëndësishëm kulturor dhe turistik, duke i rikthyer identitetin historik, vlerat arkeologjike dhe rolin e saj në jetën e qytetit.
Projekti parashikon ndërhyrje të integruara për përmirësimin e hapësirave publike, zhvillimin e potencialit turistik dhe rijetëzimin e zonës historike, me synimin për ta kthyer Kalanë në një motor të ri zhvillimi ekonomik dhe kulturor për Elbasanin.
Pas këtij prezantimi, pritet rakordimi institucional dhe ndjekja e gjithë procedurave deri në miratimin final të projektit. AADF financon hartimin e projektit duke sjellë ekspertizë nga artitektë të mirënjohur nga bota dhe Shqipëria. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Elbasan dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, së bashku me AADF dhe FSHZH do të ndjekin zbatimin e plotë.
Komente











