‘Ylli’ që do të jetë pjesë e “Portalit të Fermerit” do t’u përgjigjet bujqve mbi pyetjet që ata kanë, mbi çmimet në treg, situatën meteorologjike, apo edhe për skemën kombëtare.
“Ylli” është gjithmonë gati për të ofruar asistencë të menjëhershme dhe praktike për fermerët”, tha Salla.
Shefi i Bankës Botërore në Shqipëri Massimiliano Paolucci thotë se ky projekt pilot digjitalizimi shtrihet në një sipërfaqe prej 2 mijë hektarë tokë në të gjithë vendin.
“Nuk është vetëm ndërtimi i një aplikacioni por ndërtimi i një shtylle kurrizore digjitale, sistem që i tregon fermerit se kur të ujis apo jo kopshtin e tij fruta perimeve, apo të paralajmërojë për një kërcenim nga parazitët apo dikë e ndihmon të marrë vendime më të mira bazuar mbi tokën dhe ujin”, shprehet Massimiliano Paolucci.
Ministri i Bujqësisë Andis Salla thekson se për herë të parë përmes këtij asistenti virtual dhe portalit, fermerët do të marrin informacion çdo ditë për çmimet e produkteve bujqësore.
“Duke pasur parasysh problematikat dhe ankesat e fermerëve në raport me pikat e grumbullimit, nga ky moment do të jenë online edhe çmimet e publikuara nga këto pika. Gjithashtu, portali do të krijojë mundësi që subjektet dhe fermerët të asistojnë, të komunikojnë dhe të koordinohen me njëri-tjetrin nëpërmjet kësaj platforme”, thotë ministri.
Digjitalizimi do të shtrihet edhe në monitorimin e parcelave përmes sensorëve inteligjentë, të cilët do të ofrojnë informacion në kohë reale për vaditjen, plehërimin, kushtet atmosferike dhe ndërhyrjet e nevojshme në kulturat bujqësore.
“Synimi është për një bujqësi shqiptare më modern, më inteligjente, më konkurruese, dhe plotësisht e orientuar drejt së ardhmes evropiane”, tha Salla.
Përmes digjitalizimit të sektorit të bujqësisë përveçse synohet ti jepet përgjigjet sfidës së ndryshimeve klimatike, pasi do të ketë më shumë informacion në portal për ngjarjet natyrore, qëllim është edhe përfshirja e të rinjve në bujqësi përmes start up-ve, inovacionit dhe teknologjisë.
Komente









