Prezanton buxhetin 2019 për Shëndetësinë, Rama: Rritje pagash për mjekët e infermierët dhe investime në spitale

Prezanton buxhetin 2019 për Shëndetësinë, Rama: Rritje pagash për mjekët e infermierët dhe investime në spitale

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projekt buxhetit 2019 për Shëndetësinë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të martë gjatë aktivitetit të prezantimit të projekt buxhetit të vitit 2019 për Shëndetësinë se, 17.864 mjekë e infermierë do kenë sërish rritje page nga tre mujori i dytë i vitit të ardhshëm.

Ka ndryshuar në dy drejtime pagat e mjekëve dhe infermierëve, nga rritja e pagës dhe ulja e taksave. Përsëri ne do rrisim pagën për infermierët e mjekët. Janë 17.864 punonjës që do kenë një rritje page prej 7 për qind nga tremujori i dytë i vitit të ardhshëm. Një rritje e konsiderueshme besoj që përmbush objektivin tonë për pagën e infermierëve dhe që rrit edhe shpërblimin e mjekëve.

Edi Rama, Kryeministër

Rama premtoi më tej se do të ketë edhe rritje të buxhetit për rimbursimin e barnave dhe investimet nëpër spitalet e vendit.“Kemi kaluar në 100 milionë dollarë barna të rimbursueshme, ndërsa për vitin 2019 do rimbursojmë 104 milionë barna. Pesë vite më parë ishte thuaje 30 milionë dollarë më pak”, u shpreh ai.

Rama shtoi se do të investohet konkretisht brenda këtij viti në 80 qendra spitalore dhe në 100 të tjera në vitin e ardhshëm. "Janë në plan 5 maternitete të reja si ai i Sarandës, që është një model kuptimplotë i shëndetësisë që duam. Do financohet në Berat e Korçë me buxhetin e këtij viti e më pas në Lezhë, Mat dhe Kukës”, cilësoi kreu i ekzekutivit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars