Rezultatet toksikologjike kanë treguar se Peaches Geldof, prezantuesja televizive nënë e dy fëmijëve ka ndërruar jetë nga mbidoza, njëlloj si nëna e saj Paula Yates. Deklaratat erdhën pas një hetimi gjyqësor të vdekjes tragjike të saj. Modelja dhe prezantuesja e televizionit u gjet pajetë në shtëpinë  e saj duke u kujdesur për të birin 11-muajsh Phaedra.

Vdekja e saj u përshkrua nga policia si jo e dyshimtë dhe e pa shpjeguar. Disa orë para se të ndërrote jetë ajo postoi një fotografiku shfaqej së bashku  me nënën e saj, Paula, e cila po ashtu ndërroi jetë nga mbidoza e heroinës, kur Peaches ishte vetëm 11 vjeç.

Peaches Geldof

Marrë nga Kosova Press