Priebus: Asnjë këshilltari i Trump
s’ka kontakte me inteligjencën ruse

Priebus: Asnjë këshilltari i Trump<br />s’ka kontakte me inteligjencën ruse
SHBA-Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, ka mohuar gjatë ditës së djeshme se ndonjë prej këshilltarëve të presidentit Donal Trump, të ketë patur kontakte me inteligjencën e Rusisë  gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë gjatë një interviste për NBC, Priebus është shprehur se zyrtarë të lartë të shërbimeve të inteligjencës e kanë siguruar se akuzat për kontakte të këshilltarëve të presidentit Trump me inteligjencën ruse kanë qenë të rreme.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, dha dorëheqjen javën e kaluar pas një raporti se ai kishte biseduar sanksionet amerikane të vendosura ndaj Rusisë me ambasadorin rus në SHBA, përpara se presidenti Trump të merrte zyrtarisht presidencën.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë në lidhje me dorëheqjen e Flynn, është shprehur se ai nuk kishte bërë asgjë të paligjshme, por ishte vet dëshira e tij për tu tërhequr nga posti.

Ndërkohë, FBI-ja vazhdon hetimet për sa i përket një ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Gjithashtu edhe Senati në SHBA, ka katër komisione të ndara që po e hetojnë këtë çështje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim