TIRANE - Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, shpalli sot pavlefshmërinë si provë të videos së përgjimit, ku ish-ministri i Energjetikës Dritan Prifti, shfaqet duke ndarë 70 mije euro, së bashku me zëvendësin e tij Leonard Beqiraj.
Kolegji Penal i përbërë nga Mirela Fana, Gani Dizdari, Fatos Lulo, Arjana Fullani e Aleksandër Muskaj vendosën sot të pranonin kërkesën e avokatëve mbrojtës për të cilësuar si provë të pavlefshme videon e regjistruar ku Prifti dhe Beqiraj shihen duke ndarë 70 mijë euro, para këto që prokuroria pretendon se ishin marrë si rezultat i abuzimit në tendera. Pas vendimit prokuroria kërkoi kohë për tu shprehur. Në seancën e 12 shtatorit organi i akuzës do të shprehet nëse do të tërheqë dosjen apo të vazhdojë procesi.
Prokuroria ka marrë në pyetje mbi 100 persona por që në fakt asnjëri prej tyre nuk ka treguar korrupsionin e dy zyrtarëve të lartë.
Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj, akuzohen nga Prokuroria e Përgjithshme për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Hetimi ndaj tyre pati si fillesë një material video të gjetur në një nga pajisjet e kontrolluar nga eksperti amerikan, Glen Bart, për llogari të hetimit “Meta-Prifti”.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Videopërgjimi s'është provë">