Prifti-Beqiraj, kërkesë për
shtyrjen me 1 muaj të hetimit

Prifti-Beqiraj, kërkesë për<br />shtyrjen me 1 muaj të hetimit
TIRANE- Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti si dhe ish-zëvendësi i tij Leonard Beqiraj, i kanë kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të shtyjë edhe me një muaj tjetër afatet e hetimit rreth çështjes së ndarjes së 70 mijë eurove. Kërkesa është depozituar në prokurori, ku bëhet me dije se deputeti Dritan Prifti kërkon që në dosjen hetimore të administrohet vendimi i Gjykatës së Lartë që e nxjerr të pafajshëm ish-ortakun e tij Ilir Meta, si dhe të pyetet dhe një person si dëshmitar. I kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com" deputeti i Libofshës është shprehur se kërkesa është bërë me qëllim sqarimin e plotë të çështjes. "Unë kam kërkuar që prokuroria të pyesë një person që ka dijeni rreth kësaj çështje, ndërsa Leonard Beqiri ka kërkuar tre ose katër persona që prokuroria ti pyesë"- shprehet Dritan Prifti. Më tej ky i fundit sqaron se prokuroria kohët e fundit i ka bërë një ekspertim laptopit, duke shtuar se ai ka kërkuar që të njihet me konkluzionet, por që në fakt s'kanë marrë asnjë përgjigje nga përfaqësuesit e akuzës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri