Ky donacion human nga ana e priftit Pasquale Nalli do të përdoret për ndërtimin nga e para të 16 banjave të këtij spitali. Sistemi hidrosanitar i këtij spitali ishte në gjendje të rrënuar dhe ishte problem edhe për dhomat e pacientëve pasi kishte prani lagështie.
Drejtori i këtij spitali, Venedik Çallo, shprehet për Report Tv se ky investim ishte i domosdoshëm, pasi si pasojë e lagështisë edhe salla e reanimacionit ka dalë jashtë funksionit.
Por ky nuk është i vetmi donacion për rikonstruksionin e spitalit. Veç dy bankave të nivelit edhe Kisha e Shna Ndout ka dhënë një fond për rikostruksionin e dy poliambulancave në qytetin e Laçit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com